KreuFashion

Psikologia e izoluar në shtëpi: Ja ç’mund të bëni me fëmijët këto ditë!

Qyetarët e përgjegjshëm duhet të evitojnë daljet pa arsye serioze këto ditë, në mënyrë që të gjithë bashkë të ngadalësojmë përhapjen e Koronavirus.
Me izolimin në shtëpi është e kuptueshme që rutina e çdo familjari ka ndryshuar, por duke qenë se të rritur e dinë se çpo ndodh, fëmijët janë ata më konfuzët që nuk e kanë të qartë pse janë këto ditë pushimi.

Psikologia Elona Dyrmishi, e cila po ashtu është vetëizoluar në shtëpi me familjen, jep disa këshilla se si mund të kalohen këto ditë “pushimi” me të vegjlit.

1.Mobilizohuni/ Vlerësoni situatën dhe jepini rëndësinë e duhur. Situata të epidemive nuk duhen nënvlerësuar . Po ashtu fëmijët do të mësojnë nga ju të rrisin vigjilencën dhe ta marrin më seriozisht higjienën personale.  Vigjilenca na ndihmon , paniku jo.

2.Ruani qetësinë/ Megjithëse është normale që të frikësohemi dhe të përjetojmë ankth, duhet si fillim të menaxhojmë veten. Fëmijët janë shumë të vëmendshëm ndaj gjendjes sonë emocionale, prandaj duhet të kemi kujdes me mesazhin që përcjellim. Atyre duhet t’u transmetojmë siguri.

3.Informohu nga burimet formale dhe të besueshme për masat që duhen zbatuar dhe flisni me fëmijët që është e rëndësishme të respektohen me përpikmëri rregullat e higjienës, dhe se ky kujdes i shtuar është në të mirën e tyre. 4.Bisedoni me ta për situatën dhe pyetini se si ndihen dhe se çfarë kanë kuptuar. Sigurohuni që t’u shpjegoni sipas kapacitetit te tyre konjitiv dhe moshës.

5.Jepuni informacione të qarta dhe të thjeshtuara.

6. Kujdesuni që të mos përjetojnë ankth. Kontrolloni sjelljen, dhe jini të vëmendshëm nëse përjetojnë ndryshime me komunikimin, ushqyerjen, gjumin, nëse po përjetojnë makthe etj. Nëse vini re simptoma te shtuara të ankthit, atëherëkomunikoni me një psikolog pa u alarmuar. Ai do tu japë udhëzime të mëtejshme.

7.Qëndrimi i detyruar në shtëpi nuk është burg. Ai është “Rregulli Artë” që shpëton veten dhe të tjerët nga përhapja e virusit. Shumë shpejt do të kalojë dhe ne do t’i kthehemi normalitetit.

8.Organizoni ditën e tyre brenda shtëpisë. Duke qenë se është domosdoshmëri të qëndrojmë sa më larg vendeve publike dhe të shmangim kontaktet me të tjerët, duhet bërë sa me e lehtë për fëmijët ,pse jo dhe ta kthejmë këtë qëndrim në një kohë të dobishme duke lexuar , pikturuar dhëe biseduar me anëtarët e familjes. Madje kjo kohë mund të shërbejë edhe për “riparimin” defekteve apo mangësive në marrëdhëniet midis nesh.

9.Më shumë se kurrë jepuni dashuri. Le të shërbejnë këto sinjale për të reflektuar dhe për të dhënë më shumë nga koha, përkushtimi dhe dashuria.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF