KreuCelebrity

Flet miku i pacientit zero në Shqipëri: Si u infektova nga koronavirusi, ditët e para ishin një tmerr!

Pacienti që po e merr veten nga Covid 19 ka rrëfyer për “ Open” në detaje të gjithë historinë e tij. I identifikuar nga moderatorja vetëm si Mark, ai u shpreh se virusin e mori nga miku I vet, që është praktikisht “ pacienti zero” në Shqipëri. Fillimisht ishte tmerruar, por pas asaj cfarë përjetoi kërkon t`i qetësojë të gjithë duke thënë se situata nuk është vërtet aq shqetësuese.

“Kam bërë tamponin dhe në datën 10 kam dalë pozitiv, pasi kisha kontakte me mikun tim që është pacienti “0”. U tremba, sepse ishte një sëmundje e padëgjuar, shumë panik, shumë problem, po flitej në të gjithë botën. Një tmerr i vërtetë. Unë në momentin që kam dalë pozitiv, kam qëndruar në shtëpi dhe ka ardhur mjeku. Unë kam qëndruar gjatë gjithë kohës në shtëpi.Ditët e para kisha vetëm djersë, pastaj kisha temperaturë dhe më pas kisha vështirësi me frymëmarrjen. Jam ndihmuar nga mjekët me anë të telefonit, por nuk kam marrë antibiotik dhe jam ushqyer si ditët e tjera. Kam pirë lëngje dhe ushqime të tjera. Është çështje paniku më shumë, nuk është një gjë e pa menaxhueshme, është më pak se një grip normal”,  thotë pacienti i shëruar.

“Kam qëndruar për darkë. Dorën ia kemi dhënë. Tavolina ka qenë e madhe. Nga 10 persona që ishin janë infektuar 3 vetë. Risku nuk është 100% që kush takohet mund ta marrë“, shtoi ai. Ekspertë të ndryshëm nëpër botë e kanë theksuar se Covid 19 nuk i godet të gjithë njësoj dhe se më e rrezikuar është kategoria e moshave të thyera dhe njerëzit që kanë probleme të tjera shëndetësore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF