KreuCelebrity

Rudina Dembacaj: Marku ka takuar pacientin zero, të dy patëm temperaturë të lartë!

Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku janë alarmuar kēto ditë pasi duket se ish-deputeti ka pak ditë më parë ka takuar pacientin zero i cili ndodhet ende në infektivin e Tiranës.


Në një lidhje ‘live’ në programin “Shqipëria live” aktorja tregoi se si ajo ashtu edhe partneri i saj kanë qenë disa ditë me temperaturë të lartë dhe dyshojnë se janë infektuar me Koronavirus.


Unë në fakt kam bajamet kronike dhe ndoshta e kisha temperaturën nga bajamet, por ai që më shqetësoi është Marku, pasi ka patur për disa ditē temperaturë dhe dhimbje trupi, koke si dhe probleme me frymëmarrjen. Kemi telefonuar 127 dhe na thanë se tamponin e bëjmë vetëm nëse jeni në gradë të fundit”; tregoi Rudina pak minuta më parë.

Gjithsesi Dembacaj tha se prej tre ditësh çifti nuk ka më probleme me shëndetin, por ajo është e shqetësuar për anëtarët e tjerë të familjes, pasi aktualisht në banesë ndodhen edhe prindërit e moshuar të Mark Frrokut.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF