KreuCelebrity

Flet babai i viktimës më të re në Romë: Ishte i shëndetshëm, nuk pinte duhan!

 

Emanuele Renzi, 34 vjec, ish student inxhinjeri dhe më pas, punonjës në një call center, baba I një fëmije 6 vjec, është viktima më e re e koronavirusit në Romë. I punësuar në një kompani private, Emanuele ndërroi jetë të djelën pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Për të, qe fatale kriza respiratore që u lidh me rëndesën e papritur të gjendjes shëndetësore të 34 vjecarit, I cili ndodhej ndërkohë në repartin e terapisë intensive.

Babai i tij, rrëfeu për mediat se i biri ishte i shëndetshëm, e nuk pinte duhan.

“ Kishte një fizik të fortë, perfekt, e merrej dhe me sport, gëzonte shëndet të plotë”, tha Guglielmo Renzi. Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi  të shtunën vonë për masat e reja që kanë marrë autoritetet me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Në mesin e masave të reja përfshihet edhe kontrolli policor i italianëve që tentojnë të largohen nga qytetet e tyre nëse nuk kanë nevojë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF