KreuBusull

Mjeku Harxhi: 43 vjeçari nga Kavaja që humbi jetën nga Covid-19 ishte i shëndetshëm!

 

Një 43 vjeçar nga Kavaja humbi jetën mëngjesin e së hënēs, duke e çuar në 4 numrin e viktimave me Covid-19 në vend. Ajo çfarë e bëri edhe më tragjike humbjen e jetës së të riut ishte fakti se ai nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër

Mjeku Arjan Harxhi i ftuar në programin “Real Story” foli për rastin e 43 vjeçarit, duke thënë se Koronavirus nuk kursen as moshat e reja, ndaj të gjithë duhet të kemi kujdes maksimal.

“I ndjeri humbi jetën në reanimacion. Dy ditë ka qenë në pavion pastaj kur filloi të shfaqte shenjat e rëndesës pacienti u transferua në kujdes intensiv për një terapi më intensive por për fat të keq nuk i rezistoi këtij vrulli të madh të kësaj sëmundje që i mori jetën. Ishte pak mbipeshë, por ishte i shëndetshëm.Ndodh ajo që ka ndodhur me mijëra raste të tjera që kjo sëmundje në individë të caktuar ka një ecuri të rëndë, qoftë me formën e sëmundjes, me reagimin e organizimit, me gjendjen e tij imunitare që çon në këtë lloj cedimi, në këtë lloj situate të rëndë. E kemi parë dhe në literaturë në raste të tjera. Mesazhi i undit të OBSH është që kjo sëmundje nuk kursen jo veç për përhapjen e infeksionit por dhe nga rëndesa as moshat e reja. Duhet të jenë më të kujdesshëm.”-  tha Harxhi.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF