KreuBusull

Stafet mjekësore në krizë për mjete mbrojtëse: Apple dhuron 9 milion maska!

Me përhapjen e shpejtë të Covid-19 në pjesën më të madhe të globit, stafet mjekësore po përballen me mungesë masash mbrojtëse, edhe në shtetet më të zhvilluara.

Fluksi i madh i pacientëve duket se nuk po përballohet lehtësisht sa i përket infrastrukturës së spitaleve, pasi çdo ditë e më shumë mungesa e masave mbrojtëse siç janë maskat po kthehet në shqetësim të madh.


Kompania gjigande Apple, e vendosur në Chicago ka vendosur t’u vijë në ndihmë mjekëve në të gjithë vendin, duke dhuruar 9 milion maska të mbrojtjes së lartë N95.


Ndonëse kompantitë teknologjike nuk prodhojnë vetë maska, ata mund t’i sigurojnë nëpërmjet mënyrash që as qeveria nuk mundet dot.

Ende nuk dihet se cilat janë këto mënyra, por Apple duket se ka lidhje me burime që as vetë shteti nuk i ka.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF