KreuBusull

Brenda 20 ditësh pritet të ngrihet një spital i ri karantine në Shqipëri!

Duke qenë se vendi ynë është ende nē fillim të epidemisë së Covid-19, pritet që ditët në vijim rastet me të infektuar të rritet.

Kapaciteti i Spitalit Infektiv ku po trahtohen aktualisht pacientët me Covid-19 nuk është i mjaftueshëm, ndaj gjatë një videokonference së ministrave, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha ditën e djeshme se në vendin tontë do të ngrihet nga e para një spital i ri karantine brenda 20 ditësh.


Manastirliu, deklaroi se sot është bërë një investigim në vendin ku mendohet të jetë ky objekt, i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas, edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenarëve të projektuar.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF