KreuBusull

Shpresa nuk njeh moshë/ Gjyshja 102-vjeçare dhe vogëlushi 6-muajsh mundin koronavirusin!

‘Shpresa vdes e fundit’ është shprehja që shpesh dëgjojmë kur duam t’i japim vetes apo dikujt optimizmin për të vazhduar edhe kur duket e pamundur. Një e moshuar 102 vjeçare në Itali e infektuar me Covid-19, sapo e fitoi betejën me virusin vdekjeprurës, ndonëse mosha e saj hyn tek të pjesa e riskuar.

Grondona nga Genova është quajtur si gruaja e pavdekshme, pasi me gjithë komplikacionet që pati nga infektimi me Koronavirus, ajo ja doli të fitojē dhe sot është e shëndetshme.

Nga ana tjetër, një bebush vetëm 6 muajsh i quajtur Leonardo ka triumfuar gjithashtu ndaj virusit, ndonëse beteja e të voglit zgjati plot 50 ditë. Sot ai është i shëndetshëm në shtëpinë e tij në Komunên e Corbettas në Itali. Leonardo është quajtur ‘fytyra e mrekullueshme e shpresës’ duke i dhënë komunës ku ai jeton pak gëzim nē kēto ditë të vështira…

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF