KreuFashion

Shifrat pesimiste/ Shqipëria me vdekshmëri të lartë prej koronavirusit!

Fundjava e tretë e izolimit total ka shenuar edhe viktimën e 20 nga koronavirusi në Shqipëri duke çuar në 24 orët e fundit, numri e rasteve të reja në 29 nga mbi 330 të raportuar zyrtarisht.

Në Spitalin Infektiv në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin” Shefqet Ndroqi” në Tiranë, janë shtruar 67 te prekur.

Sipas te dhënave të Deutche Velle, bilanci i deritanishëm është shqetësues në raport me popullsinë prej 2,8 milionë të Shqipërisë: nga 2247 të testuar janë 333 të prekur me moshë mesatare 59 vjeç, mes të cilëve 9 fëmijë, në moshë mesatare 8 vjeç.

Shqipëria mban një rekord negativ në Ballkan me numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë, apo për çdo 100 të infektuar. Ne kemi gjithashtu numrin më të ulët të pacientëve që e kanë kaluar pa probleme sëmundjen nga 100 të prekur me COVID-19. Vetëm 63% prej tyre rezultojne te tille, ndërkohë që në të gjithë rajonin ky numër është ndjeshëm më i lartë.

Por kryeministri Edi Rama ka gjerur.nje tjetër statistikë për të qenë optimist. Jo numrin e të vdekurve por atë të shëruarve për 1 milion banorë.

Sipas grafikut të postuar në facebook nga kryeministri, Shqipëria rendit e dyta, pas Sllovenisë, për numrin më të lartë të të shëruarve për 1 milion banorë.

“Bilanci i luftës bëhet në fund po s’do lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu!“, shkruajti Rama. Por pavarësisht nga grafikët optimistë shefi i qeverisë e quajti të premten, këtë fazë ky po hyn pandemia e virusit vdekjeprurës ” zona e zjarrit”. “Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku po synon të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën bluzave të bardha” theksoi ai në rrjetet sociale dhe bëri thirrje për rezistencë, mbrojtjen e jetës dhe zbatim me rigorozitet të masave kufizuese.

Marre nga Lapsi.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF