KreuStil Jetese

Rita Petro: “Është koha e markave të librave dhe jo e atyre të rrobave firmato”

Në këto ditë karantinimi duket se njerëzit janë të prirur të gatuajnë, të bëjnë sport dhe të lexojnë. Për të folur për këtë të fundit dhe nismën “Lexoj për ty” ka qenë sot përmes lidhjes me Skype pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan botuesja Rita Petro.

Petro e ka cilësuar shumë pozitive leximin dhe promovimit që po i bëhet titujve dhe shkrimtarëve në këto ditë edhe përmes nismave të leximit online për të tjerët.

“Sa i përket nismës ‘Unë lexoj për ty’ unë mendoj se ata që janë fansa të leximit nuk ka nevojë për koronën për t’u bërë fans. Ai që lexon vërtet lexon qoftë në kohën e izolimit qoftë edhe në ditën e tjera”.

Botuesja vuri theksin dhe cilësoi pozitive faktin që lexohen libra sepse nga leximi diçka mbetet.

“Pse jo libra. Ne gjithmonë kemi postuar gjëra që kanë lidhje me modën, të markave të rëndësishme të veshjeve tona dhe të gjithë i kanë sytë te ajo çfarë ka veshur kjo apo jo”

“A ka gjë më të bukur tani sesa të dalin emrat e autorëve, të librave dhe të shtëpive botuese..

“Është koha e markave të librave dhe jo e atyre të rrobave firmato”- shkruan shkrimtarja në Instagramin e saj si përmbledhje të intervistës.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF