KreuFashion

13 raste të reja me COVID-19. Shkon në 446 numri i të prekurve në total

13 raste të reja me COVID-19. Shkon në 446 numri i të prekurve

Ka shkuar në 446 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë përditësimit të sotëm nga ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 13 raste të reja.

Në një dalje publike për mediat, specialistja e ISHP-së Marjeta Dervishi, bëri me dije se deri më tani nga personat e shëruar ka pasur nga të gjitha grupmoshat.

Po ashtu mësohet se në spitalin Infektiv janë 41 pacientë të shtruar, nga të cilët 6 në terapi, 2 prej tyre të intubuar. Ndërkohë pranë spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, COVID 2, janë të shtruar 8 pacientë, 6 në terapi dhe 5 të intubua. Deri më tani kanë humbur jetën 23 persona.

 

Lapsi.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF