KreuCelebrity

Të dielën Tirana ishte e fëmijëve; mes tyre dhe mami Ogerta Manastirliu dhe babi Eduart Shalsi!

E diela që lam pas ju dedikua nënave me fëmijë, teksa Tirana u zbukurua si kurrë më parë me brohoritjet dhe lojërat e vogëlushëve.

Ndërsa nënat kanë dalë edhe më parë për ndonjë pazar apo për punë, fëmijët kanë qenë të privuar nga shëtitjet dhe daljet prej një muaji e gjysmë, ndaj gjithë gëzimi dhe ngazëllimi i tyre paraditen e së dielës qe mëse i kuptueshëm.


Në morinë e prindërve që shoqëruan fëmijët në orët e tyre të lirisë janë pikasur edhe dy prindër emra tejet të njohur të politikës shqiptare.

Ministrja e Shëndetësisë, e cila ka qenë më e zënë se kurrë këtë periudhë ka lënë mënjanë vetëm për pak orë situatën me Covid-19 dhe ja ka kushtuar mëngjesin e së dielës vajzës së saj.

Ogerta Manastriliu që kësaj here është fotografuar si mami dhe jo si ministre ka preferuar qendrën e Tiranës për shëtitjen me vajzën e saj.

Ndonëse kjo e dielë ishte menduar vetëm për nënat dhe fëmijët, në rrugët e kryeqytetit nuk munguan as baballarët, që shëtitën fëmijët.

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi ishte një nga ata baballarë që u fotografuan dje. Shalsi u pa së bashku me djalin, i cili po ashtu si tê gjithë fëmijët e tjerë i është gëzuar lirisë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF