KreuStil Jetese

Horoskopi ditor, e dielë 26 prill 2020!

Horoskopi ditor, e dielë 26 prill 2020!

Ju pret një ditë pozitive, ku në dashuri do të jetë koha për të vepruar dhe jetuar. Në punë, pas një periudhe të vështirë do të ketë përmirësim si dhe mundësi në horizont.

Do të keni shumë mendime në kokë. Në dashuri gjërat ecin mirë dhe ju do të keni mundësi që të bëni projekte dhe të mendoni për tu bërë me fëmijë. Kujdes duhet treguar me sferën financiare.

Duhet të relaksoheni dhe të gjeni më shumë kohë për të pushuar. Kohëve të fundit lodhja ju ka bërë nervoz, duke u përfshirë në debate. Në punë ky është momenti për të mbyllur disa marrëveshje, pasi fati është në anën tuaj.

Gjatë kësaj dite do të ndiheni disi nervoz për shkak të ndikimit të kundërt të Marsit. Në dashuri, dita do të jetë mjaft e favorshme, ku do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura.

Dita do të jetë nën ritmin e duhur, me një fundjavë të jashtëzakonshme. Bëni kujdes me miqësitë, pasi ndonjë prej tyre mund të kthehet në diçka më të rëndësishme. Në punë janë mjaft të favorshme kontaktet me jashtë.

Puna gjatë këtyre ditëve është kthyer në burim stresi dhe shqetësimi. Duhet të bëni kujdes që të mos e reflektoni këtë gjendje shpirtërore në dashuri. Ndikimi tranzit i Saturnit do ju ndihmojë që të merrni ndonjë përgjigje në sferën ekonomike.

Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe për të përjetuar më shumë emocione. Mos u fokusoni vetëm tek puna dhe fëmijët, por mendoni edhe për raportin në çift. Në punë ka probleme të cilët mund të zgjidhen lehtësisht.

Kjo e diel do të jetë e mbushur me dyshime, ku do të ndjeni se diçka nuk po shkon siç ju dëshironi. Bëni mirë që të pranoni propozimet që do ju bëhen. Në punë duhet të ndiqni instinktin.

Në këtë moment duhet kujdes, sidomos nëse jeni vetëm. Puna do të zërë mendimet tuaja. Ky është momenti për të marrë vendime të cilat i keni shtyrë prej kohësh.

Gjatë kësaj dite duhet të veproni dhe merrni vendime. Nëse pëlqeni dikë apo keni interes, mundohuni që të kaloni më shumë kohë me të. Në punë mund të përballeni me ndonjë shqetësim më shumë, por gjërat do të përmirësohen shumë shpejtë.

E diela do të jetë mjaft e rënduar, ku gjatë saj gjërat nuk do të ecin siç dëshironi. Në dashuri keni dyshime dhe kjo gjë mund të vendosë në siklet partnerin/en. Në punë mos iu zini besë të tjerëve, por mundohuni që gjërat tuaja ti zgjidhni vetë.

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF