KreuCelebrity

Armina Mevlani: Nuk kam patur të dashur para Shkëlzen Berishës!

Prej disa vitesh blogerja Armina Mevlani po jeton historinë e dashurisë me Shkëlzen Berishën.

E ftuar në programin “Prive” bukuroshja Mevlani ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale ku nuk ka ngurruar të flasë për ‘lidhjet’ e dashurisë që ka patur para se të njihej me Zenin.

Duket se për fashionisten e njohur shqiptare, nuk ka patur asnjë djalë që t’ja ketë dalë ta rrëmbejë zemrën, ndaj Armina ka treguar se Zeni është i dashuri i saj i parë nē kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi siç vetë Mevlani u shpreh para se të niste romancën me Berishën, ka dalë me djem për t’u njohur, por nuk ka arritur të krijojë një marrëdhënie.


“Përpara se të bëhesha e famshme, unë nuk mund të them se kam patur të dashur në kuptimin e plotë të fjalës. Unë kam patur vetëm shokë adoleshence me tē cilēt kam dalë, por nuk mund të quhen lidhje. Kjo ka ndodhur sepse doja patjetër një njeri qē tē më pērshtatej”; i është përgjigjur Armina pyetjes se sa të dashur ka patur para se të bëhej e famshme.


Edhe më herët Armina është shprehur se lidhja me Shkēlzenin është historia e parë për të që mund të quhet mirëfilli lidhje e konsoliduar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF