KreuFashion

E gjelbëra, ngjyra që drejton modën këtë sezon!

Zbuloni ekuilibrin në këtë sezon, përmes trendeve të fundit, ku spikat e gjelbra e magjishme e Pranverës. Ajo është klorofili, ngjyra e bimeve dhe pemëve, ndaj visheni pa frikë këtë periudhë të vitit pasi do të ndiheni në ekuilibër me veten dhe botën që ju rethon.

E gjelbra, nga ajo e blerta e lehtë deri tek nuancat prej smeraldi, janë frymëzim, ndaj edhe ka qenë shumë të pranishmë në pasarelat e stilstëve më të mëdhenj ndër tendencat e Pranverës 2020.

Kjo nuancë e cila ndodhet saktësisht në qendër të spektrit kromatik, midis ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta, jep harmoni të plotë, relakson dhe na rikthen në natyrë, bën çdo gjë që të marrë jetë, sepse përfaqëson evolucionin e mendjes dhe trupit.

Kurrë më parë sesa në këtë sezon, stilistët e kanë përdorur atë pa kursim, duke shndërruar jeshilen dhe të gjitha efektet e saj në një nga nuancat më të bukura në koleksionet e modës Pranverë / Verë 2020.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF