KreuStil Jetese

Kur është “Versace”: Elizabeth Hurley vesh fustanin e përpara 21 viteve, dhe duket po aq yll!

E quajnë “ ylli që nuk është plakur” asnjë ditë. Në moshën 54 vjecare, Elizabeth Hurley duket sikur koha nuk kalon fare për të. Aktorja e bukur e dëshmoi këtë qartë edhe me foton e fundit, ku ka ricikluar një fustan sensual rozë me shkëlqim nga Versace, të cilin e kishte veshur pëtr të fundit herë në publik në vitin 1999.

Në këtë mënyrë, ajo iu përgjigj provokimit për të marrë pjesë në projektin #TurnUpNotIn, të nisur nga Harper’s Bazaar, I cili I kërkonte VIP-ave foto me veshjet “më të fuqishme” të garderobës në kohë karantine. “ Kam një milionë kujtime të bukura dhe e kujoj mirë se cfarë kam veshur në secilën prej tyre. Këtë fustan, që mban firmën e Atelier Versace, e kam mbajtur përpara 21 vjetësh kur mora pjesë në cmimet CFDA. Asokohe isha me Hugh Grant dhe ia kalonim shumë mirë. Ende duket perfekt”, shkruan ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF