KreuFashion

Para plazhit; Lori Hoxha tregon mënyrën si po dobësohet!

Qëndrimi për më shumë se dy muaj në shtëpi gjatë pandemisë së Covid-19 shumë prej nesh na bëri që të shtojmë në peshë, dhe si për ‘ironi’ dalja nga karantina përkoi me nisjen e sezonit të plazhit.

Lori Hoxha e ka gjetur një mënyrë për të humbur kilogramët e marrë nga karantina (edhe pse dyshojmë shumë që fashionistja të ketë ndonjë kilogramë më shumë) dhe zgjidhjen e ka gjetur tek uthulla.

Nëpërmjet një instastory, trashëgimtarja e Top Media ka treguar se për të humbur në peshë dhe për të hequr oreksin ajo pi çdo mëngjes uthull të holluar me ujë.

“E nis mëngjesin me ujë të përzier me 2 lugë uthull molle, dhe nuk e di nëse bën ndonjë gjë, por më duket se më pret urinë, kështu që ja ku e keni. Si po ju ecën e entja?”; shkruan Lori në instastoryn e saj

Nuk e dimë a do ketë efekt edhe tek ne, por të paktën një ide e morëm!

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF