KreuCelebrity

Këngëtarja e famshme, dedikim për të dashurin 7 vjet më të ri: Faleminderit që nuk hoqe kurrë dorë nga unë!

Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger kishte ditëlindjen, por në vend që të merrte dedikim, zgjodhi të bënte ajo një të tillë për partnerin e saj 7 vjet më të ri. Nicole ka publikuar në Instagram disa foto, ku çifti shfaqen bashkë dhe duken shumë të qeshur.

“Faleminderit Zotit për një vit tjetër rreth diellit. Për një ditë të re, frymë të freskët në mushkëri dhe zemra ime duke rrahur më fortë se kurrë, unë jam shumë mirënjohëse. Faleminderit për gëzimin dhe dashurinë e madhe që jam në gjendje ta marr sot nga familja, miqtë dhe shumë njerëz në mbarë botën. Faleminderit që ishe aq i mirë për mua dhe që nuk hoqe dorë kurrë nga unë, më ke treguar kuptimin e vërtetë të dashurisë, lumturisë dhe paqes, dhe unë jam përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar 42 vjecarja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF