KreuBusull

Një tjetër mjek shqiptar humb jetën nga Coronavirus!

Një tjetër mjek shqiptar humb jetën nga Coronavirus!

Nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid-19 mjeku 69 vjeçar Hysni Shkjau dhe këtë mëngjes fatkeqësisht raportohet se ai është ndarë nga jeta.

Shkjau ndodhej prej ditësh në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv. Dr Shkjau  kishte ushtruar profesionin e mjekut për 40 vite, dhe nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Luftonte prej disa ditësh me Covid-19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF