KreuCelebrity

Kosovë, 4 pacientë me Covid vdiqën nga problemet me respiratorët?!

Kosovë, 4 pacientë me Covid vdiqën nga problemet me

Lajmi bëri bujë në mediat kosovare dhe detyroi policinë të niste në hetim; të paktën katër pacientë të shtruar me Covid 19 në QKUK u raportua të kishin vdekur për shkak të respiratorëve me probleme. Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet që rrethojnë këto vdekje, thotë REL.

Policia e Kosovës ka nisur edhe ajo një hetim të sajin. Ministria vendase e Shëndetësisë sakaq bëri thirrje për kujdes dhe përmbajtje nga përfundime të parakohshme deri në zbulimin e shkakut të saktë të vdekjeve në fjalë.

Ndërkohë, Arbnora Fazliu nga Mitrovica, vajza e një pacienti 70-vjeçar, që ka qenë i infektuar me koronavirus, e që ka vdekur në orët e hershme të së dielës, deklaroi për mediat se dyshon që babait të saj nuk i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, pas vdekjeve të dyshimta në QKUK, kërkoi dorëheqjen e kreut të këtij institucioni, Basri Sejdiu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF