KreuCelebrity

Tragjedia e Kombinatit, gazetari përplaset me pastorin: Po marrin njerëzit në qafë!

Tragjedia e Kombinatit, gazetari përplaset me pastorin: Po marrin

Tragjedia e Kombinatit që ka tronditur Shqipërinë u diskutua edhe tek “ Shqipëria Live”, ku pati përplasje mbi këtë cështje mes gazetarit Blendi Mane, që e njihte familjen Josifi, dhe pastorit Fitor Muça. Pastori e pranoi se  njihte motrat Zhanetën dhe vajzat e saj. Sipas tij megjithatë, ato kishin gjashtë vjet që ishin shkëputur prej Kishës Ungjillore.

“Po, i kam njohur vajzat. Frekuentonin prej më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe para gjashtë vitesh u shkëputën. Nuk i thanë gjë askujt. Shoqeve u thonin që kemi drejtim tjetër,”– tregon Muça.

Por Mane tha se ato ishin larguar për shkak për pakënaqësive që kishin nga Muça.

“Pastor, pas pesë ditësh tollovatjesh, ju gjeni kohën dhe dilni në publik, vetëm kur ju përmendet emri. Ndërkohë që ju, si person që i njihni vajzat nga afër, i keni trajtuar për aq vite, duhet të kishit nxituar të dilnit të jepnit deklaratë. Vonesa juaj më bën të dyshoj.. Një kishë është një komunitet dhe jeton me hallet e besimtarëve…Duhen këto, sepse po marrim në qafë njerëzit dhe nuk do ketë më zjarrfikës që të na nxjerrë nga atje ku mund të jemi. Shkundini teologët se do na vijë radha një nga një,”– tha Mane.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF