KreuCelebrity

Dhurata që Gisele Bundchen i bëri vetes për 40 vjetor është e paparë!

 

Këtë 20 korrik modelja e famshme gjermane Gisele Bundchen feston 40 vjetorin e lindjes dhe ylli i pasarelave ka menduar t’i bëjë vetes një dhuratë tejet domethënëse.

Duke dëshmiuar edhe një herë impenjimin dhe dëshirën për të përqafuar gjithmonë kauzat ambientaliste, Bundchen i ka dhuruar vetes dhe planetit  pyll, duke mbjellë 40 mijë pemë.

Madje 40 vjeçarja ka patur një kërkesë publike, edhe për miqtë e saj; në vend që ata të blinin dhuratë për ditëlindjen e saj, ajo ju ka kërkuar që të mbjellin pemë.

Ylli i pasarelave që ka hequr dorë nga modelingu që në moshën 34 vjeçare, postoi disa foto në instagramin e saj, ku së bashku me bashkëshortin Tom Brady dhe dy fëmijët Benjamin 10 vjeç dhe Vivian 7 vjeç të gjithë janë të angazhuar për të mbjellë pemët e ditëlindjes së Gisele.

“Nuk mund ta besoj që mbusha 40 vjeç. Ndjej që po nis një kapitull i ri i jetës time dhe desha ta festoj në një mënyrë me domethënie, kështu që vendosa të mbjell 40 mijë pemë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të shpërlbyer nënën  natyrë”; ka shkruar Gisele ne një status në Instagram.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF