KreuBusull

Hapen zyrtarisht pishinat/ Ja rregullat që duhet të dini!

 

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar ditën e sotme lejen zyrtare për hapjen e pishinave vetëm në ambiente të hapura. Në vendimin e firmosur nga drejtorja e ISHP Albana Fico, bëhet me dije se pishinat në ambiente të mbyllura do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.

Sakaq rregullat që duhet të ndiqen me rigorizitet për pishinat e hapura janë si më poshtë:

-Stafi i shërbimit, që ka kontaktet me pushuesit/vizitorët duhet të përdorë maskë mbrojtëse.

-Të përcaktohet numri i pushuesve/vizitorëve që e perdorin pishinën në raport me sipërfaqen e saj: të funksionojë me 50% te kapacitetit që është Ilogaritur.

-Uji i pishinës të pastrohet nga qarkullimi përmes një sistemi filtrimi të detyrueshëm.

-E gjithë zona dhe të gjithë objektet e pishinës dhe të banjove duhet të dezinfektohen të paktën një herë në ditë, dhe më shpesh nëse fluksi i pushuesve /vizitorëve është në maksimumin e lejueshëm.

-Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standarteve.

-Hapësira midis grupeve duhet të jetë të paklën 3.5 m dhe të markuara.

-Të gjitha ulëset, tavolinal, vendet e depozitimil të sendeve personale, listat e çmimeve dhe materiale të tjera duhet të dezinfektohen pasi vizitorët të largohen dhe përpara se një vizitor tjetër t’i përdorë ato.

-Të matet temperatura e personelit dhe pushuesve/vizitorëve para se të futen në mjedisin e pishinës apo strukturave të lojërave te ujit dhe të ndalohet hyrja e çdo personi me temperaturë mbi 37.5 ° C.

-Nëse ndonjë pushues/vizitor shfaq simptoma të Covid – 19, ata duhet të largohen menjëherë nga pishina ose strukturat e tjera të aktiviteteve të ujit.

-Të gjitha veshjet dhe sendet personale duhet të ruhen brenda çantës personale, edhe nëse depozitohen në vendet e depozitimit të sendeve personale, rekomandohet të mos vendosen drejtpëdrejt, por të futen në qese plastike, të cilat duhet lë jenë prezent pranë vend depozitimit.

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF