KreuCelebrity

Klajda Gjosha feston ditëlindjen; në telefonin e saj është ende urimi i fundit i të atit të ndjerë!

Ish-deputetja dhe ministrja Klajda Gjosha feston sot 37 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht këtë vit Gjosha e ‘feston’ me një mungesë të madhe.

Një urim dhe portret i munguar do ta shoqërojnë Klajdën tashmë në çdo ditëlindje, që kur i ati për të cilin ajo pati debulesë te veçantë, u largua nga jeta në Shkurt të këtij viti.

Sot në ditën e saj të lindjes, ish politikania ka hedhur shikimin nga telefoni i saj, ku ndër mesazhe si relike e çmuar gjendet urimi i fundit që i ati i ka bërë për ditëlindje, dy vite më parë kur Gjosha mbushi 35 vjeç.

Këto ishin fjalët e tua që m’i shkrove dy vite më parë për ditëlindjen time. Sot është ky mesazh që mbaj me vete…Sa mall kam për ty sot babi, për zërin tënd, për urimin tënd! E çuditshme se si jeta duhet të vazhdojë bashkë me dhimbjen, kujtimin dhe dashurinë që nuk shuhet kurrë.
P.S Mbrëmë pashë një yll që u shkëput nga qielli, nuk e di pse pata ndjesinë që ishe ti! Shpreha një dëshirë dhe shpresoj ta kesh dëgjuar edhe ti!”, shkruan Klajda përbri fotos me mesazhin e fundit të të atit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF