KreuCelebrity

“Me sa lekë je shpërblyer që të thuash se je me COVID”, këngëtarja shqiptare i përgjigjet ndjekëses!

Ka njerëz që besojnë se koronavirusi nuk është gjë tjetër vecse një konspiracion i madh. Ata nuk binden edhe pse shifrat rriten dita-ditës në mbarë botën. Ky lloj mosbesimi u shfaq dhe nga një ndjekëse e këngëtares Adelina Thaci, e cila pak kohë më parë deklaroi se ishte infektuar me Covid 19.

Disa ndjekës ngritën dyshimet se Adelina është paguar për të thënë se është prekur me koronavirus. Ajo iu përgjigj me tone të ashpra.  “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorant/e si ti ka sa të duash.” Nuk u mjaftua me kaq, por e publikoi mesazhin në InstaStory dhe shkroi: “Shihni injorantët që s’kanë besim në virus, e as në Zot. Janë po këta njerëz që shpërndajnë virusin dhe shihni çfarë shkruajnë. Më duhet t’iu them se nëse për ju gjithçka është ana financiare, unë s`e kam pas dhe as nuk e kam atë problem.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF