KreuBusull

Mbyllet çerdhja në Tiranë; 3 edukatore të infektuara me Covid-19!

Çerdhja nr 42 në Tiranë është mbyllur pasi tre edukatore kanë rezultuar të infektuara me koronavirus. Çerdhja ndodhet në zonën e Oxhakut, ndërsa prindërit e të vegjëlve janë njoftuar që të mos i dërgojnë fëmijët në cerdhe.

Institucioni do t’i nënshtrohet dezifektimit, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e stafit kanë bërë tamponat.

Kujtomë që pak javë më parë për shkak të infektimit të stafit me koronavirus janë mbyllur edhe kopështi nr 11 në Laprakë si dhe kopështi nr 27 në zonën e Alliasit.

Burimi: Panorama

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF