KreuBusull

Çfarë thotë OBSH për situatën e Covid-19 në Shqipëri dhe Kosovë!

Çfarë thotë OBSH për situatën e Covid-19 në

Organizata Botërore e Shëndetit ka hartuar një raport rreth menaxhimit të Covid-19 në shtetet e  botës, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë Ballkanit ku situata paraqitet serioze dhe numri i infektimeve dhe vdekjeve po rritet ndjeshëm.

Sipas këtij raporti, Shqipëria pozicionohet në zonën e verdhë (rrezik i mesëm, grupe rastesh me Covid ), pasi  transmetimi i infeksioneve në Shqipëri është përcaktuar si “Clusters of Cases” (grupe rastesh) që në shëndetësi nënkupton një grumbull të infeksioneve me përqëndrim më të lartë vetëm në një ose disa zona të caktuar.

Më shqetësuese paraqitet situata në Kosovë, ku sipas OBSH trendi I infeksioneve në këtë vend konsiderohen  si “Community Transmission” (transmetim komunitar), pra transmetim që nuk kanjë burim të qartë të vendit të origjinës së virusit në komunitet. Me pak fjalë, është e vështirë të identifikohet se kush infektoi kë, dhe në këtë pikë gjurmimi i rastveve bëhet pothuajse i pamundur. Kosova pozicionohet në zonën e kuqe (transmetim komunitar) si vend me rrezikshmëri të lartë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF