KreuFashion

Morina Palace jep shembullin e veçantë, staf mjekësor në hotel për pushuesit!

Mjekja Reisa Bregu: Asistencë në çdo çast për pushimet e jashtëzakonshme të kësaj vere!


Destinacionet verore janë të shumta në Shqipëri, nga veriu në jug. Por, teksa bëjmë planet për të zgjedhur plazhin e preferuar duhet të jemi të kujdesshëm edhe për shëndetin. Nisur nga rrethanat e jashtëzakonshme të këtij viti, ku coronavirus COVID-19 vijon të jetë prezent në Shqipëri, “Morina Palace”, Hoteli me 5 yje, një nga më luksozët në vend përtej ofrimit të plazhit, ambienteve luksoze, barit dhe restorantit të mrekullueshëm, jep shembullin për një kujdes të jashtëzakonshëm në këtë situatë. Morina Palace përtej respektimit të rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, si distancimi social me çadrat dhe shezlongët në plazh e deri tek tavolinat në bar e restorant, mbajtja e dezinfektantëve dhe alkoolit në hyrje të çdo ambienti, ka vendosur një staf mjekësor prezent në hotel, për t’i paraprirë çdo situate. Me një personel mbi 70 veta dhe pushues që i kalojnë dhjetëra të tjerë, siguria shëndetësore është thelbësore! Vetë mjekja Reisa Bregu në një intervistë për revista BORDO na tregon gjithë masat e marra duke qetësuar në këtë mënyrë edhe klientët dhe pushuesit, që do të drejtohen gjatë gushtit në Morina Palace, vendin ideal për të pushuar!

Si do e përshkruanit gjendjen në Morina Palace, përgjatë pandemise globale?

Deri tani s’kemi patur asnjë rast me Covid-19. E vetmja gjë që ndihet ende edhe pas karantinës, që të bën të mendosh se pandemia ekziston akoma, është distancimi social. Kemi larguar karriget, shezlonët nga njëri- tjetri, dezinfektantët i kemi vendosur kudo: në shkallë, restorant, hyrje, zyra ime. Fatmirësisht skemi pasur njerez të dyshuar apo të sëmurë me Covid-19.

E respektojnë njerëzit distancimin social në plazh, restorant apo lokal?

E respektojnë! Kjo edhe nga vetë distanca që tashmë ekziston mes tavolinave në restorant, apo shezlongëve në plazh. Sigurisht që ndonjëherë sheh grupe nga 5-6 veta, por që janë familje dhe normalisht qëndrojnë bashkë.


Si e bëni testimin për personelin? A ka testim për klientët e hotelit?

Padyshim në hotelin tonë respektohet gjithë protokolli i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë. Të gjithë njerëzve që hyjnë në ambientet e “Morina Palace” u matet temperatura. I gjithë stafi testohet rregullisht dhe gjithashtu u matet temperatura. Ne rast se hasim dikë të dyshuar që ka temperaturë, probleme frymëmarrje, simptoma respiratore, i dyshuar për gjendje infektive, e raportojmë si rast dhe bëhet testimi në Tiranë.
Por nga distanca që ekziston ktu, duket që njerëzit tashmë janë ndërgjegjësuar dhe respektojnë rregullat. Janë vetë klientet ata që rrinë të veçuar nga njëri- tjetri. Fatmirësisht deri tani skemi pasur probleme.

Çfarë masash të tjera janë ndërmarrë përveç dezinfektantëve dhe distancimit?

Salla e hollit, kuzhina, restoranti dhe beach-bar dezinfektohen në mënyrë të rregullt çdo javë para se të vijë fluksi i fundjavës. Alkooli dezinfektues ndodhet në të gjitha ambientet e Morina Palace dhe e përdorin të gjithë. Gjithashtu është ndryshuar solucioni me të cilin pastrohen dhomat, i aftë për të vrarë Covid-19.

Maskat janë të detyrueshme për t’u mbajtur?

Janë të detyrueshme për stafin vetëm.

Situata e Covid-19 ka ndikuar te fluksi i klientëve?
Nuk ka ndikuar fort, por ka pasur ndryshim cilësor. Këtë vit për shkak të mbylljes së kufijve nuk ka pasur turistë të huaj që kalojnë pushimet te Morina Palace, por si numër dhe fluks klientela nuk ka ndryshuar, pasi kemi mikpritur dhe mirëpresim gjithë Shqiptarët.

Si do e përshkruanit eksperiencën tuaj si mjeke e Morina Palace?

Është një ambient shumë mikpritës, problemet që kanë ndodhur deri tani janë minimale. Ka pasur simptoma traumatike më tepër, një pjesë e stafit që kanë sëmundje kronike. Ndodh që klientet vijnë për pushime disa ditore dhe harrojnë ilaçet në shtëpi; ne jemi të gatshëm t’i sigurojmë.

_____________

Botuar ne Revisten Bordo

Gusht – Shtator

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF