KreuArt

Sekreti që Elvis Presley mori në varr, zbulohet pas 43 vjetësh! 

Elvis Presley ndërroi jetë 16 gushtin e vitit 1977. Mijëra adhurues bënë homazhe përpara trupit të tij të pajetë, por askush nuk e dinte që “Mbreti i rock’n’roll” u largua me një dhuratë, të cilën e bija, Lisa Marie, ia kishte fshehur në arkëmort.

Ajo asokohe ishte vetëm 9 vjec. Lisa Marie i ishte afruar arkivolit bashkë me të ëmën, por nuk e kishte hedhur vështrimin brenda tij. Vajza kishte pyetur nëse mund t`i jepte të atit një byzylyk të hollë prej metali, dhe drejtori i agjensisë funerale, Robert Kendall ia kishte vendosur Presley-t në kycin e dorës së djathtë. Priscilla i ishte lutur Kendall që ta fshihte byzylykun poshtë mëngës së këmishës, me qëllimin që fansat të mos tentonin ta vidhnin.

Në total, përpara “Mbretit” kaluan për t`i përcjellë atij lamtumirën e fundit plot 30.000 vetë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF