KreuCelebrity

Arbana Osmani flet për herë të parë për largimin e Xhemit Shehut nga “Portokalli”!

Komunikimet me fansat në Instagram janë kthyer në një mënyrë mjaft të mirë për të marrë informacion nga VIP-at. Në një bashkëbisedim të tillë, Arbana Osmani njoftoi se programi i saj “Dua të të bëj të lumtur” nis sezonin e ri në janar, ndërsa në shtator ajo pret të gjitha historitë e personave që duan të bëhen pjesë e këtij formati.

Po Big Brother kur nis? Këtë Arbana nuk dinte ta thonte sakte, sepse nuk ka ende një datë.

Por foli ndërkohë për largimin e shoqes së ngushtë, Xhemi Shehu nga “Portokalli” dhe Top Channel. “Po, kjo që thotë që ka ikur nga Top-i, por sipas meje ka ikur nga trutë”, ka shkruar Osmani krah fotos me mikeshën e saj, të cilën e kanë realizuar në ambientet e këtij televizioni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF