KreuCelebrity

Rutina e mëngjesit e Victoria Beckham qenka për t`u marrë shembull!

Sic e tregoi në Instagram, Victoria Beckham respekton me shumë rigorozitet pesë rregulla për rutinën e saj të mëngjesit, duke u kujdesur që cdo ditë të marrë vitaminat, kujdesin dhe energjinë e duhur. Ajo zgjohet në 6 të mëngjesit dhe për një trup perfekt dhe fytyrë që shkëlqen, kujdeset të mos dalë asnjëherë nga “plani”.

Kështu sapo ngrihet nga krevati, pi dy lugë të vogla uthull molle me barkun bosh. Uthulla e mollës ka të mira të shumta: ndihmon sistemin imunitar, lufton lodhjen dhe stimulon tretjen ( por kujdes, duhet stomak i fortë për ta përballuar)! Mëngjesin, Victoria e ha të bollshëm, duke përfshirë dhe avokadon që i jep shkelqim lëkurës.

Ndërkohë smotuhi I saj I preferuar është ai me mollë, kiwi, spinaq, brokoli dhe fara chia. Padyshim, edhe kafe për energji. Në fund, bën cdo ditë në mëngjes edhe dy orë palestër me instruktorin e saj privat: një orë vrap ne piste, një orë ushtrime.

 

 

Early morning workout. @tracyandersonmethod Sharing my top fitness and wellness tips for the holiday on #worldofVB this week xx VB

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF