KreuCelebrity

I pari i këtij lloji në Shqipëri: Alketa Vejsiu jep detajet e fundit rreth programit të dashurisë në Tv Klan!

‘Love Story’ (Histori Dashurie), kështu do të quhet ‘reality-show’ më i ri që pritet të nisë së shpejti në ekranin e Tv Klan.

Dyshja e njohur e prodhimeve të suksesshme televizive, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu pritet të sjellin një program, i pari i këtij lloji në Shqipëri, në qendër të të cilit ndodhet ajo për të cilën të gjithë ne çdo ditë qeshim e qajmë, lumturohemi e trishtohemi, nxitojmë e presim, luftojmë e dorëzohemi, kemi logjikuar, ose e kemi humbur arsyen…;dashuria.

Pak minuta më parë nëpërmjet videove  në instastory, Alketa ka dhënë disa detaje më shumë, ku duket se në qendër të këtij ‘romani rozë televiziv’ ndodhet një djalë, i cili është në kërkim të dashurisë së jetës së tij.

 

 

Love Story! “Reality Dating Show” i Pare ne Shqiperi vjen per ju ne @rtvklan Ploteso formularin ne www.tvklan.al/lovestory/ Ju presim! ❤️ @rtvklan @veragrabocka

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Pasi ka ftuar djem e vajza të bëhen pjesë e historisë së dashurisë para miliona dëshmitarëve televizivë, Vejsiu nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth ‘reality-show-t’ duke na bërë edhe më shumë kuriozë për të ditur se çfarë ka ‘gatuar’ kësaj here skuadra ‘Grabocka-Vejsiu!

Duke shpresuar që gjatë ditëve në vijim të zbulohen të reja të tjera rreth ‘Love Story’, jemi gjithë sy e veshë për të mësuar edhe datën e saktë të nisjes së transmetimit në ekranin e Tv Klan.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF