KreuFashion

“Arsyet nuk m’i tha njeri”; gazetares së njohur i mbyllet programi!

Në nisje të sezonit të ri televiziv, emra të rinj e të vjetër gazetërash e moderatorësh firmosin kontrata pune e po ashtu dorëheqje.

Në një postim të pak minutave më parë, gazetarja Juli Xhokaxhi ka bërë më dije se për arsye që as ajo vetë nuk i di, emisioni i saj “Byro politike”  na Abc Neës, nuk është parë e arsyeshme nga drejtuesit e këtij televizioni që të vijojë më tej.

“Ah, se harrova. “Byro politike nuk ka më. Një hall më pak. Arsyet nuk i di, se nuk m’i tha njeri.”; shkruan Juli në facebook për të lajmëruar mbylljen e programit politik.

Sakaq gazetarja nuk bën me dije nëse ajo vetë do të vijojë të jetë pjesë e Abc Neës, apo nëse do ta shohim në një ekran tjetër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF