KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e mërkurë 9 shtator 2020

Horoskopi ditor, e mërkurë 9 shtator 2020

Dashi

Do të kënaqeni shumë këtë javë nëse çliroheni nga pengesat që ju kanë mbajtur peng. Flisni dhe veproni si ta ndjeni. Mos u shqetësoni që disa njerëz mund të mos impresionohen.

Demi

Përpiquni që të mos lejoni që ndryshimi në opinione të degjenerojë në zënkë. Përdorni sharmin tuaj dhe fjalë të zgjedhura për të zbutur ndjenjat e këqija që mund të ngrihen. Qetësia dhe paqja janë ato të cilat duhet të synoni.

Binjakët

Bëni kujdes çfarë fjalësh nxirrni nga goja pasi partnerët dhe të dashurit tuaj janë në periudha të ndjeshme. Nëse fjalët tuaja tingëllojnë ashpër, ata mund ta marrin personalisht.

Gaforrja

Duhet të jeni tepër vigjilent në 24 orët e ardhshme, veçanërisht kur keni të bëni me njerëz, pikëpamjet e të cilëve janë tepër të ndryshme nga tuajat.

Luani

Nëse dikush ju afrohet me një ide që duket brilante, merren në konsideratë. Por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se arsyeja përse ata kërkojnë përfshirjen tuaj është se duan të mbështesin pjesën më të madhe të rrezikut mbi ju. E doni diçka të tillë?

Virgjëresha

Ndihmoni njerëzit në nevojë me të gjitha mundësitë, por mos u krijoni ndjesinë se ju do të jeni aty sa herë rrëshqasin. Mos lejoni t’ju shfrytëzojnë.

Peshorja

Nëse shqisa juaj e gjashtë ju paralajmëron se një personi të caktuar nuk duhet t’i besoni, atëherë duhet ta dëgjoni. Por mos bini në kurthin e të menduarit se e gjithë bota është kundër jush. Keni më shumë shokë se armiq.

Akrepi

Flisni qartë që të tjerët t’ju kuptojnë, por mbani larg egërsinë në fjalët tuaja. Mënyra se si e jepni mesazhin tuaj është pothuajse po aq e rëndësishme sa edhe vetë mesazhi.

Shigjetari

Mos ktheni mbrapsht asnjë mundësi duke menduar se mund të mos e përballoni. Jo vetëm që do ia dilni, po edhe do të keni shumë sukses nëse ju kërkohet të merrni më tepër përgjegjësi. Sigurohuni që edhe do të paguheni më tepër.

Bricjapi

Ju rrallë i merrni mirë kritikat dhe jo që do të dëgjoni nesër nga një koleg do ju zemërojë. Megjithatë, ai/ajo mund të ketë të drejtë, kështu që dëgjojeni me kujdes. Kurrë mos reshtni së mësuari.

Ujori

Nuk mund dhe nuk duhet të merrni asgjë për të garantuar në ditët në vijim. Tabloja kozmike ka nisur të ndryshojë dhe ju duhet të ndryshoni bashkë me të. Jeta rrallë vazhdon të jetë e njëjta për shumë kohë.

Peshqit

Dikush që e keni admiruar prej shumë kohësh ka bërë diçka idiote dhe opinioni juaj për të ka ndryshuar. Por a nuk keni bërë gjëra edhe më të këqija ju ndonjëherë? Përpiquni të mos jeni paragjykues.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF