KreuCelebrity

‘Çdo ditë, tradhëtojmë me tezen’; si të gjithë ne, edhe London bën gjëra fshehurazi mamit me teze Lorin!

 

Për pjesën më të madhe tonën, marrëdhënia me tezet është nga më specialet. Ndërsa fëmijët me nënat e tyre kanë kufizime pafund, kur është momenti për të qëndruar me tezen, ka gjithçka përveçse kufizime.

London Noor duket se i gëzohet shumë çasteve të kaluara me teze Lorin, dhe përpos dashurisë së madhe që dyshja ndajnë për njëri tjetrin, koha e kaluar me Lorin është një ‘oaz lirie’ për të vogëlushin flokëkuq.

Nëse mamat e kanë të vështirë të tolerojnë konsumimin e ‘fast-food’ tek fëmijët, shpëtimtaret e mëkateve të ëmbla në këto raste janë pikërisht tezet. Jo më kot, duhen aq shumë!

Pak orë më parë trashëgimtarja e Top Media ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku duket së bashku me djalin e Sarës duke konsumuar ‘fast-food’. (Upss, kjo s’do t’i pëlqejë fare mami Sarës).

“Çdo ditë, tradhëtojmë me tezen”; shkruan Lori përbri fotos teksa dyshja po shijojnë ‘mëkatin e ëmbël’ sëbashku.

Dhe po, çdo fëmijë e ka një teze si Lori dhe marrëdhënie të tilla do të mbeten ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF