Mos i fusni në dollap fustanet e verës; ja 6 mënyra si t’i vishni edhe në vjeshtë!

Fustanet e verës (të gjatë, me lule, me pala) janë gjithmonë të bukur. Por a mund tʼi veshim edhe në vjeshtë? Përgjigjja nga stilistët është˸ PO.

Për fat të mirë, mund tʼi stilojmë shumë lehtë. Mund ta kthejmë fustanin e verës në veshje vjeshte duke shtuar një triko, aksesorë dhe këpucët preferuara.

Për të patur ide më të qartë të asaj çfarë po flasim, më poshtë ju tregojmë 6 mënyra interesante se si të stiloni veshjet e stinës së verës, edhe gjatë vjeshtës˸

Nëse keni një fustan të thjeshtë vere, që ndoshta e vishni edhe në shtëpi, mund ta stiloni shumë lehtë. Vishni mbi fustan një triko të lirshme, në ngjyrën që dëshironi. Plotësojeni veshjen me një palë shapka të rehatshme dhe një byzylyk me perla.

Një fustan vere, me rrudha e rripa mund të vishet edhe në vjeshtë. Kombinojeni me një xhaketë të gjatë. Vishni një palë atlete të përditshme dhe një bizhuteri të thjeshtë.

Fustani juaj i shkurtër i verës nuk do të mbetet në sirtar. Vishni një golf të bardhë, një palë çizme të zeza dhe si aksesor një varëse zinxhir. Mos humbisni rastin për këtë stil tranzit.

Gjithashtu, mund të kombinoni fustanin tuaj të bardhë të gjatë. Mjafton ta shoqëroni me një pallto lëkure dhe xhizme të vogla.

Një fustan me motive florale është shumë veror. Mund ta ktheni në fustan vjeshte duke e shoqëruar me këpucë elegante dhe një këmishë të thjeshtë të zezë.

Fustani këmishë mund të stilohet shumë thjeshtë për në vjeshtë. Ju këshillojmë një jelek të bardhë, që duket gjithmonë bukur. Zgjidhni çorape me ngjyrë dhe këpucë të sheshta vjeshte.

Burimi: Vogue

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article