KreuCelebrity

Njihuni me gjyshen e vajzës së Ledri Vulës!

Sapo Ledri Vula vendosi të prezantojë të përzgjedhurën e tij, me apo pa dashje Sara Hoxha u kthye në një personazh tejet të komentuar, për të cilën ka gjithmonë kureshtje për të mësuar diçka më shumë.

Reperi i njohur nga Kosova dhe partnerja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që është një vajzë, dhe Sara herë pas here nuk ka hezituar të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria si mami në pritje.

Përpos fotove të saj, partnerja e Ledrit nuk ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj private, ndaj një foto e postuar pak orë më parë në instagramin e saj, mori jo pak vëmendje nga ndjekësit.

“Mami, biondja e preferuar në tokë”; shkruan Sara përbri një foto në të cilën ka dalë me të ëmën.

Kjo është hera e parë që Sara na njeh publikisht me nënën dhe në këtë mënyrë ne sapo zbuluam genet e bukura të familjes Hoxha.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF