Refuzon shtrimin në spital; politikani Neritan Ceka infektohet me koronavirus!

 

Ish-ministri dhe ish-deputeti, Neritan Ceka, është infektuar me koronavirus. Ndonëse politikanit 79 vjeçar i është sugjeruar që të shtrohet në spital për të marrë një trajtim më të specializuar, Ceka ka refuzuar duke zgjedhur të qëndrojë në shtëpi.

Aktualisht raportohet se për shkak të problemeve me frymëmarrjen Ish-ministri po merr oksigjen në banesën e tij.

Sakaq nuk bëhen me dije detaje të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore.

Në një intervistë të pak muajve më parë, Ceka u shpreh se është shumë i kujdesshëm për të respektuar masat anti-covid, ndonëse ai për vete nuk është i frikësuar.

“Dal në ballkon. Rrezet e diellit i marr nga kompjuteri. Njëherë e kam nxjerrë këmbën nga vendi. Nuk kam frikë. Më shqetëson se mund të bëhen rrezik për të tjerët. Kam qënë alpinist, rrezikun e kam marrë përsipër edhe për kënaqësi. Në ’97 në Vlorë kam parë të njëjtën situatë. Edhe më shumë të rrezikshme”, ka thënë Ceka 5 muaj më parë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article