Covid/ Numër i lartë infektimesh dhe dy viktima në 24 orët e fundit!

156 infektime të reja me koronavirus dhe dy humbje jete ka shënuar 24 orëshi i fundit në vendin tonë

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,
nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,
nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,
nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,
nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,
2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,
1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar

Për fat të keq kanë humbur jetën dy pacientë, një 83 vjeçar nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana, të cilët ishin shtruar në spital.

Ndërkaq, në dy spitalet Covid, janë të shtruar 188 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article