Infektohet me Covid “Sadna”, si është aktorja!

Është mjaft popullore në vendin e saj, por tek ne e njohin më shumë si “Sadna” në serialin “Bidaai”. Sot aktorja indiane Sara Khan njoftoi në rrjette sociale se sëmundja së cilës po I druhen të gjithë, e ka prekur edhe atë vetë.

Sara tha se është infektuar me Covid 19, por për momentin gjendja e saj shëndetësore paraqitet e stabilizuar. Aktorja është aktualisht e karantuar në shtëpinë e saj dhe shpreson shumë që ta kalojë me kaq.

“Fatkeqësisht sot jam testuar pozitive me koronavirus. Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt”, ka shkruar ajo ndërsa ndjkësit kanë nxituar t`i urojnë shërim të shpejtë.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article