“Po, do flas për atë temë”; Ellen jep datën se kur do flasë rreth akuzave!

Prej disa muajsh ata që kanë punuar me moderatoren e njohur Ellen DeGeneres, po nxjerrin në dritë disa anë të errëta të moderatores për të cilat askush nuk ka qenë në dijeni deri më sot, përveç stafit që punon, apo ka punuar me të.

Duket se  pas  imazhit ‘funny’, të dashur, pa komplekse dhe mikpritëse me të cilin Ellen është paraqitur tek publiku gjatë gjithë karrierës së saj, është fshehur një djall.

Ish-punonjësit e Ellen kanë rrëfyer se në të vërtetë ajo është e pasjellshme, arrogante, mëndjemadhe madje akuzat kanë arritur deri aty sa e kanë cilësuar si të pashpirt.

Ndonëse pati zëra se për shkak të akuzave moderatorja 62 vjeçare mund ta mbyllte programin e saj, në një postim të pak oravë më parë, Ellen bëri me dije se ‘The Ellen shoë’ do të vijojë të transmetohet duke duke nisur nga 21 shtatori.

Dhe po, nëse po pyesni a do trajtohet gjatë programit tema e akuzave ndaj moderatores, DeGeneres ka sqaruar se ajo temë nuk do të anashkalohet aspak.

“Mezi pres të kthehem në punë dhe në studio. Dhe po, do flasim edhe rreth asaj teme”; shkruan ndër të tjera moderatorja e famshme amerikane.

Programi i saj rinis në sezonin e tij të 18-të të hënën që vjen, pra në 21 shtator.

Është bërë gati edhe lista e të ftuarve të parë që do inaugurojnë sezonin. Ata janë Chrissy Teigen, Alec Baldëin dhe Kerry Ëashington. Në studio nuk do të ketë publik për shkak të pandemisë.

 

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article