KreuCelebrity

Dorëzohet Fjoralba Ponari; na prezanton të dashurin!

Diskrete sa më s’ka sa i përket jetës private, por duket se tundimi për Fjoralba Ponarin për të ndarë me ndjekësit një foto të gjysmës së saj, kësaj here qe i madh.

Ndonëse portretin ja ka mbuluar me një ‘emoji’ zemre, moderatorja e Top Channel ja ka plotësuar dëshirën ndjekësve të shumtë, që herë pas here i kërkojnë asaj të zbulojë pak më shumë rreth fatlumit që i ka vjedhur zemrën bukuroshes së ekranit.

Moderatorja simpatike, Fjoralba Ponari, gjithmonë ka qenë tepër e rezervuar për jetën e saj private. Kohë më parë ajo ka pranuar që është në një lidhje të gjatë, por nuk dëshiron ta bëjë partnerin e saj pjesë të mediave.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF