KreuCelebrity

Zaho shkon në klasë të parë; kryeministri ndan foton e të birit në ditën e parë të shkollës!

Ka qenë një ditë e rëndësishme e sotmja për familjen kryeministrore, pasi i vogli i shtëpisë Zaho ka shkuar në klasë të parë. Nëpërmjet një foto në rrjetin social instagram, kryeministri Edi Rama ka ndarë emocionet e rralla të rrugëtimit të ri të të birit.

“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama.

Nuk dihet se cilën shkollë ka zgjedhur familja Rama për të dërguar Zahon e vogël, i cili në dorë mban një buqetë me lule të bardha për mësuesen e parë, ndërsa është i veshur i gjithi me Adidas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF