7 skena të famshme filmash që duken të rreme, por janë reale!

Vende, skena kulti dhe objekte filmike që duken të rreme dhe janë reale. Ndërsa kështjella e famshme e një serie televizive, e cila duket e vërtetë …

Sa herë duke parë një skenë filmi keni pyetur nëse është e vërtetë apo false?Mes efekteve të veçanta digjitale, rindërtimeve dhe trukeve të skenës, jo gjithmonë është e thjeshtë që të jemi të sigurt. Si në këto raste që do t’ju zbulojmë.

THE SHINING

Kush nuk e kujton skenën kur Jack Nicholson gjuan me shqelma derën e një banje? Për ta xhiruar duheshin një dyzinë tentativash, Nicholson, që i ri kishte qenë zjarrfikës, iu desh pak kohë për të hyrë në rrënojat e portës së rreme. Për të mos e shkatërruar skenën, regjisori Stanley Kubrick i kërkoi skenografëve ta zëvendësonin derën e setit me një të vërtetë dhe të fortë. Çaku përfundimar erdhi pasi Nicholson kishte shkatërruar shumë dhe tashmë ishte i lodhur dhe nervoz. Do të ishte për këtë, që ka këtë shprehje fytyre aspak miqësore?

IL PADRINO

Është një nga skenat më të përgjakshme të historisë së kinemasë. Producenti Jack Woltz (interpretuar nga John Marley) zgjohet në një krevat të përgjakur, për të zbuluar më pas që mes çarçafëve ndodhej koka e kalit të tij, një paralajmërim mafioz, që do të bëjë historinë. Koka ishte e rreme? Jo. Regjisori Francis Ford Coppola shpjegon realizmin kinematografik, preferon të punojë me një kokë të vërtetë kali, të blerë në një treg mishi, jo shumë larg nga xhirimet. Dhe aktori e dinte se çfarë bënte.

(LORD OF WAR)

Është një film me Nicholas Cage, frymëzuar nga biografitë e disa tregtarëve të armëve. Xhiruar më së shumti në Republikën Çeke, i ka kërkuar produksionit përdorimin dhe montimin e mijëra armëve. Regjisori Andrew Niccol ka pranuar që disa prej këtyre armëve ishin të vërteta, mbi të gjitha kallashnikovët, duke parë që prodhimet false si ato në skedarë që shihen në një prej skenave të filmit (foto) do të kishte kushtuar shumë më tepër. Produksioni i mori ato nga një tregtar i vërtetë armësh të vërteta, të cilit ia rishiti më shumë. Edhe tanket ishin të vërtetë dhe ishin marrë hua nga i njëjti burim, që pas pak kohësh do t’i shiste në Libi.

APOCALYPSE NOW

Në një nga skenat më thelbësore të filmit, përveç asaj të fillimit, protagonisti Martin Sheen “kërcen” i dehur mbi notat e fundit të “The End” të Doors. Gjithmonë për dashuri të realizmit, Francis Ford Coppola e la Sheen ndoshta me të vërtetë të dehur në këtë rast. Dhe grushti që aktori lëshon mbi pasqyrë është real, sikurse gjaku që gjendet në dorën e tij pak më pas, aspak salcë domate për një nga skenat më të thella të kinemasë së luftës.

FRANKESTEIN JUNIOR

Duke dashur të bëjë një film sa më të ngjashëm me origjinalin (Frankenstein, 1931), regjisori Mel Brooks bind Kenneth Strickfaden, skenografi i filmit të parë horror në 1931, për t’i dorëzuar setin original që ruante në garazh. Dhe gati të gjithë objektet që ishin parë në filmin original, pikërisht si Frankenstein, rimorri jetë në parodinë me Gene Wilder (dott. Frederick von Frankenstein) e Marty Feldman (Igor).

40 VJEÇ, i VIRGJËR

Në komedinë e Judd Apatow një prej momenteve më gazmorë është ai në të cilin protagonisti Steve Carell i nënshtrohet një depilimi në gjoks. Dhe e bukura është që është e vërtetë. Carell, që nuk kiste kryer ndonjëherë ndonjë depilim, mendonte që nuk do ishte bërë kaq keq. Natyrisht që nuk shkoi kështu, duke gjykuar nga fjalët e Carell në lotin e parë që i kanë dhënë një realizëm të caktuar filmit.

Game of Thrones

Një prej vendeve më ikonikë të serive televizive “Froni i shpatave” (Game of Thrones) është Dimri i Madh, rezidenca e familjes Stark dhe “Mbretit të Veriut”. Duke e parë kështu duket kështjella tipike  që mund të takohej në Irlandën e Mesjetës. Në të vërtetë quhej Castle Ward dhe është vendbanim i familjes Ward nga shekulli XVI. Është e hapur gjatë gjithë vitit, por vështirë se mund ta njihni, ekspertët e efekteve speciale të Game of Thrones kanë ndërtuar një kështjellë “të rreme” duke u nisur nga e vetmja dhe unikja kullë ekzistuese. Vendbanimi i Stark është i gjithi një vepër kompjuterike, e vetmja gjë false e gjithë kësaj galerie. Pjesa tjetër e oborrit dimëror është me të vërtetë ajo që shihet në skena.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *