KreuCelebrity

Pas tre vitesh martesë, divorcohet reperja e famshme!

Cardi B dhe Offset mesa duket nuk kanë mundur ta çojnë më tej jetën bashkëshortore pasi sipas People,  raportohet se dyshja i ka dhënë fund martesës.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ka qenë Cardi B, ajo që ka paraqitur kërkesën për divorc, ndonëse për momentin shkaqet nuk janë zbuluar.

Zëra të panfirmuara bëjnë me dije se arsyeja e ndarjes është tradhëtia periodike që Offset ka bërë ndaj reperes, e cila kësaj here duket se nuk ka ndërmend ta falë.

Kriza e çiftit kësaj here nuk përfshin pajtim, apo falje por të dy ata duan të vënë në plan të parë të bijën Kulture.

Sakaq nga ana e Cardi apo Offset nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare rreth kësaj çështje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF