KreuCelebrity

E dashura e Brad Pitt flet për herë të parë për Angelina Jolie!

Prej javësh Brad Pitt po shijon romancën e re me modelen 27 vjeçare Nicola Poturalski.

Ndonëse modelja është e martuar prej 8 vitesh, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë një marrëdhënie të hapur dhe ky i fundit nuk është aspak i shqetësuar për lidhjen mes Brad dhe Nicola.

Pak ditë me parë burime pranë Angelina Jolie u shprehën se aktorja nuk është aspak e interesuar për jetën private të ish-bashkëshortit të saj dhe se nuk ka asnjë koment rreth romancës së re të Pitt.

Por çfarë mendon Nicola Poturalski për Agelina Jolie?!

Në një postim në Instagram ku shkruante: “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”, ndjekësit ia kthyen: “Po atëherë ti pse e urren Angelinën”.

Ndryshe nga sa mund të pritej modelja nuk qëndroi aspak indiferente rreth këtij komenti, por pikërisht nën të ajo replikoi:

“Nuk urrejmë askënd. Ne dashurojmë, mbështesim, qeshim. Jeta është e bukur. Shumë puthje për ju”

Pra duket se në katërnomin Angelina, Brad, Nicola dhe bashkëshorti i saj çdokush është i lumtur.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF