KreuCelebrity

“Je me Covid”; shakaja pa kripë që irritoi keqas Ema Andrean!

Mbrëmjen e kaluar aktorja Ema Andrea ka marrë një telefonatë aspak të këndshme. Një zë vajze, që deklaronte se e merrte nga spitali “Shefqet Ndroqi” i ka komunikuar Emës nëpërmjet telefonit se është e infektuar me Coronavirus.

Madje telefonata dhe shakaja pa kripë e personit që qëndronte pas telefonit ka shkuar deri aty sa i ka thënë aktores se pas pak çastesh në banesën e saj do të vijë ambulance.

E gjitha ka qenë një shaka, një mënyrë që nuk gjen asnjë bazë logjike të shëndoshë të dikujt që ka dashur të argëtohet në formën më të shëmtuar të mundshme.

Statusi i plotë i Ema Andreas:

“Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje!Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin “Shefqet Ndroqi” duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj”Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen”Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet?Po sikur te isha semure vertet?A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre?A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene?Dhe e fundit…Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?!Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe!Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik.”

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF