Bullizmi i tmerrshëm në gjimnaz, këngëtarja shqiptare: “Më futën kokën në tualet”!

Shumë të famshëm kanë treguar publikisht momentet e vështirë të oërjetuara me bullizmin, dhe Ava Max është një prej tyre. Këngëtarja shqiptare, e konsideruar një yll në rritje dhe që krahasohet shpesh me Lady Gaga-n, rrefeu në një intervistë për The Sun, vështirësitë e adoleshencës, aq më tepër kur vjen nga një familje emigrantësh.

“Ju nuk mund të parashikoni se si do të jetë shkolla për fëmijët… Për mua ishte tejet e vështirë dhe nuk doja të shkoja në shkollë. Ishte një bandë vajzash që vërtet më tallnin pa reshtur. Një herë madje më futën në qoshe në një banjë. Dikush ma futi kokën në një tualet.Kjo ishte shkolla e mesme për mua dhe nuk më pëlqente. Nuk doja të shkoja në shkollë dhe në një moment nuk shkova. Fillova të bëja mësim në shtëpi, ” thotë ajo. Por ua ka mbajtur “vëth në vesh” dhe tani e mori hakun me këngën “Who’s Laughing Now”, me të cilën u drejtohet vajzave që e ngacmonin në shkollë, duke i treguar sesa lart ka mbërritur ajo tani, pavarësisht përpjekjeve të tyre për t`i treguar se ishte e pavlerë.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article