KreuCelebrity

Dolën fitueset! Ja dy vajzat që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën në Miss Universe!

Dolën fitueset! Ja dy vajzat që përfaqësojnë

Njëra brune, tjetra bjonde: këto janë bukuroshet që do të përfaqësojnë shqiptarët në Miss Universe. Pas një gare të fortë mes 26 vajzash dhe një përzgjedhjeje që për hir të së vërtetës nuk ishte aspak e lehtë, në fundin e spektaklit të bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo”, triumfuan vetëm dy. Paula Mehmetukaj do të përfaqësojë bukurinë shqiptare në eventin e rëndësishëm, ndërsa bjondja joshëse Blerta Veseli, Kosovën.

 

 

Nga mbrëmja e djeshme në @missuniversealbania❤ Ju falenderoj pafund për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që më dhuruat, komentet dhe mesazhet pozitive, ku pavarësisht se ishte gjysëmfinale përkrahja dhe duartrokitjet tuaja e bënë po aq të magjishme si të ishte nata finale. Ju ftoj të më ndiqni sot dhe nesër në finalen e madhe të @missuniversealbania në kanalin e Vizion Plus& Klan Kosova ora 21:00! Faleminderit dhe një herë dhe përqafime për të gjithë ju! ?? Photo: @olsibogdani

A post shared by Paula Mehmetukaj (@paulamehmetukajj) on

 

 

Emocionet janë shumë të fuqishme kur ndodhesh në skenë, sidomos kur garon në një kompeticion bukurie. Ju falenderoj nga zemra për dashurinë që ma keni dhënë ♥️ Shihemi në natën finale.

A post shared by Blerta Veseli (@missblertaveseli) on


“Miss Universe Albania & Kosovo” ishte një shoë I mbushur me surprizë e të ftuar VIP si Anxhela Peristeri e Flori Mumajesi. Shoën e prezantuan dy modele të njohura,  Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, së bashku me moderatorin nga Kosova, Alaudin Hamiti.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF