KreuFashion

Dushi dhe sekretet që duhet të dini rreth këtij procesi!

Sekretet e dushit

Secili prej nesh ka zakonet e veta të bërit të dushit. Ka disa që bëjnë dy herë në ditë, të tjerë vetëm një, por a është e mjaftueshme apo e tepruar. Disa e bëjnë në mëngjes, por shumë preferojnë darkën. Por, a ndodh që të lahemi aq shpesh sa nuk na bën mirë? Ndaj lind pyetja, sa herë është normale të bëjmë dush në ditë apo në javë? Le ta zbulojmë!

E vërteta është se, ushqimi, aktiviteti ynë fizik dhe produktet kozmetike, luajnë një rol të rëndësishëm në regjimin e dushit. Këshilla numër një mos abuzoni me ujin: pasi trupi ynë ka nevojë për vajrat e tij natyral dhe bakteret e mirat, të cilat hiqen pas çdo larje. Ndodh që uji mund të jetë me gur gëlqeror, i cili i largon shkëlqimin lëkurës, ndaj pas dushit përdorni një zbutës që lëkura të ushqehet me kriprat e duhura minerale.

Për flokët dhe lëkurat e ndjeshme

Uji i nxehtë dhe sapuni i tepërt e irritojnë lëkurën. Faktorët hidratues natyral të atyre që kanë lëkurë të thatë forcohen duke shpëlarë trupin sa më pak të jetë e mundur. Në këtë rast është mirë të lani trupin në zona të caktuara, duke shmangur një banjë të përgjithshme.

Dilemat e shampos

Ashtu si për flokët, e njëjta formulë vlen edhe për lëkurën: sa më shumë abuzohet me shampo, aq më delikate bëhet lëkura duke u ekzpozuar ndaj acarimeve, humbjes së eleasticitetit dhe shkëlqimit. Sa më shumë trupi dhe flokët të mësohen me larjen, aq më shumë do të ekzistojë rreziku që ata të ndoten më lehtë. Ndaj lajeni më shumë trupin dhe më pak flokët: Selena Gomez i lan flokët një herë në javë, ndërsa Kim Kardashian çdo tre ditë. Mos harroni, pas dushit të ushqeni ato me vajra natyralë.

Sa duhet të zgjasë një dush?

Mos i kaloni 10 minuta! Uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë. Alternoni ujin e nxehtë me atë të ftohtë, sepse nuk e thani lëkurën dhe riaktivizoni qarkullimin e gjakut. Nëse preferoni larjen në vaskë shtoni pak bikarbonate, i cili heq shtresin dhe ju reklakson.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF